Tag: poezi

Apulée, mars 2019 – poezia

APULEE, 14 mars 2019. Nuk arrita te marr pjesê në lançimin e numrit të revistes prestigjioze franceze Apulée, te krijuar prej shumë vitesh nga Hubert Haddad, ku botohen shkrimtare dhe filozofe te horizonteve te ndryshme, veçanerisht dhe nga Mesdheu, dhe ku ne kete numur, prezantohem si poet dhe si perkthyes njekohesisht. Avioni ynë në zbritje […]

Poezi nga Marc Chagall

E fejuara ime e bardhë Ngado që shkoj nëpër pyll mbi këmbë, mbi duar, këndej e andej gjethet bien nga pema në pemë, më zgjojnë dhe kam frikë, ndërkohë që pikturoj si në gjumë, si në ëndërr, kur pylli ngarkohet me borë tabloja ime i ngjan një bote tjetër, i vetëm prej kaq vitesh këtu […]

Një antologji poetike: Vargje nga tre kontinente

Përgëzime Eltona Lakuriqi. Krijimi i një antologjie është gjithnjë i vështirë, për më tepër kur ndërmerr nismën të botosh poetë nga tre kontinente. Duket se poezia, veçanërisht tek ne shqiptarët është bërë mjaft demokratike, çka tregon se në një terren të tillë janë shfaqur dhe do shfaqen poetë të shquar. Ky është vëllimi parë me […]

Paul Celan – “Todesfuge”

«Todesfuge» recitohet në Bundenstag                                                              In memoriam për Paul Celan në 100 vjetorin e lindjes Në përvjetorin e «Natës së kristalit»[1] Fuga e vdekjes u recitua në Bundenstag Todesfuge… e kënduar nga Paul Celan me vargjet e Margaritës e Sulamit që pikëlluan në ngjizmën e kujtesës. Ku është qumështi yt i zi Celan ai i […]

Flutura e purpurt

Flutura e purpurt                         Lilit “E zeza është ngjyrë”, thoshte MatisseAbedin Dino pikturonte dikurtulipanë të zinj në fllad vjeshte,Këtë pasdite tetori,çuditërisht, okra e perëndimit ka një tjetër ngjyrë veluri.Gjithçka merr ngjyrën e të zezës,me kumbimin e një honi të pafund.Ditë tetori të zeza pa peshë, pa frymë,në oborret e botës trëndafilat janë të zinj,me qiej të […]

Letra dashurie të një kohe të vonë

Me rastin e botimit të letrave të Kamysë drejtuar të dashurës së tij. – ”Ti gjaku im”, – i shkruante Kamy aktores Kazares,të dashurës spanjolle e cila i përgjigjej:– “Pres mrekullinë të më rishfaqë praninë tënde”– ”Ti je ajo që do të doja më shumë se jeta dhe qielli”,– ”Atëherë po të dërgoj diejt e […]

Ti luan piano

Ti luan pianome gishtërinj të vrarë si të një Rubinsteinpër të rijetuar kohën tonëdhe mrekullinë e ditëve të puthura me netët,harron notat dhe shkel mbi tastiera të zezashkallare ku ngjitesh majë gishtërinjveme velurin dhe pëshpërimën e erësme një si-bemol mbi buzëpër të më kujtuar rapsoditë e hershmeqë i shkundin të gjitha trishtet e botës,ti luan […]

“Cose animate”

«Cose animate» Janë fruta në ngjyra fiq të pjekur nëpër shportat e mureve të Pompeit që hiri i zjarrtë nuk arriti ti shuajë, ftonj e limona të Zurbaran në muzeun El Prado, mollë të ëmbla të Cezanne, dardhë në kavaletin e Chardin, pjeshkë në tavolinën bujare të artit të Manet, Bakusi i vogël i Caravage […]

Aeternam, Mozart!

Aeternam* Mozart… —– Mbrëmë vonë dëgjoja Mozart, fon Karajan dirizhonte me duart e tij të brishta, me gishtërinj prekte gojën e tij të hapur sikur andej do të dilte vetë fryma e Mozart, Requiem në Ré minor, kjo meshë e madhe e botës në zi me kaq qiej të përmbysur dhe diej të verbuar meshë […]