Rastësia e solli që kur u vendosa të banoj në Rue de Cels, në Montparnasse, dritaret e mia të binin ballë hotelit të vjetër «Mistral», ku në vitet e Luftës së Dytë Botërore kishte jetuar Jean-Paul Sartre, (Zhan-Pol Sartr), dhe Simone de Beauvoir, (Simon de Bovuar). Një pllakë mermeri e vendosur në hyrje të hotelit […]