Sytë e Salaminës

Në Salaminë. Një vlerësim i thjeshtë për një kontribut modest… Cmimi “Aleksandri i Madh”. Gëzohem që me ktë cmim u vlerësuan ndër personalitete ndërkombëtare dhe Francesco Altimari, Përparim Kabo dhe Muharrem Kurti… Cmim me të cilin janë vleresuar vite më parë dhe Melina Merkuri aktorja dhe ish ministria e Kulturës së Greqisë, Jack Lang ish ministri i Kulturës së Francës, etj. Një falenderim të veçantë për intelektualin Dino Kubatis dhe Komisionin grek të Unesco-s. Padyshim që nuk janë çmimet që bëjnë figurën e artistit. Ka shumë artistë që kanë marrë shumë çmime dhe janë harruar tashmë. Ajo që më gëzoi ishte ajo sofër e dashur e Dinos Kubatis, vajtja në Salaminën ku ishin thyer persët ne luftën e famshme detare, Salaminën e arvanitasve që nuk e tretën kulturën dhe gjuhën e tyre. Duke udhëtuar kështu, kujton se ndjek gjurmët e një Herodoti të lashtë… Eshtë bukur të shohësh sytë e Salaminës.

2 thoughts on “Sytë e Salaminës

  1. Aleko Likaj

    Urime miku im. Kontributi juaj prej studjuesi eshte dhe do te mbetet nje relike e çmuar ne thesaret e kultures sone kombetare. Perqafime Luan!

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *