Në ditën e përkthimit

Përkthimi… Unë nuk jam një përkthyes. Thjesht një dashnor i fjalës. Ka qenë një lloj pasioni apo dëshire për të patur disa libra të mi në frëngjisht apo disa libra autorësh të huaj që kam menduar se do duhej të lexoheshin nga bashkëpatriotët e mi si një libër mbi Bubulinën, mbi Mehmet Ali Pashën, mbi kujtimet e një guvernatori francez në Korçë gjatë Luftës së Parë Botërore… Jo rrallë janë dhe bashkëpunime. Padyshim një aventurë e bukur por për mua mbetet vetëm aventurë. Kjo filloi me poezitë e Alain Bosquet dhe vazhdoi duke bërë të ndalem mbi Fjalën. Dhe atëherë e kuptoja se sa e vështirë ishte zotërimi i gjuhës dhe para sysh më shfaqeshin përkthimet e shqipëruesve të mëdhenj që padyshim janë frymëzues e njëkohësisht të bëjnë të ndalesh pasi e kupton përgjegjësinë e madhe që ke përballë lexuesit. Do doja të isha përkthyes, por që të jesh i tillë duhet të jetosh me të, të biesh në dashuri me të. Eshtë si të jetosh me një grua që me vite nis e zbulon hiret e trupit të saj. Gjuha si dhe trupi kanë aromë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *