Interviste ne Gazeten Fjala : “Luan Rama: Shkrimtarët, diplomatët që “pushtuan” Parisin”

Letërsia i bashkon popujt më shpejt se politikat zyrtare

“Përmes letërsisë lexuesi duhet të kuptojë thelbin e jetës, të qenies, të shpirtit, jetës së përkohshme njerëzore të secilit prej nesh, të thelbit njerëzor: cilët jemi, nga vijmë dhe ku shkojmë”

Nga Leonard Veizi

Si diplomat ka hyrë e dalë në institucionet qendrore të Evropës, duke u marrë me punët e Shqipërisë, por dhe me ato të UNESCO-s ku ka qenë i atashuar për mjaft kohë. Shkëlqimi marramendës i kancelarive ka mbetur i fiksuar në fotografi me ngjyra, ku ai dallohet mes ca burrash shteti e gra me influencë ndërkombëtare. Por bota e tij e vërtetë është ajo e letrave. Dhe po të kalkulosh, –pa mjete të avancuara logaritmesh,–se sa kohë ka shpenzuar për këto dy qëllime të mëdha të jetës së tij, padyshim diplomacia mbetet një sport i kuruar. Në raftet e bibliotekës sime numëroj 16 tituj me emrin e tij. Në jetëshkrimin që gjendet pa vështirësi kur kërkon në google, janë 51 të tillë. Poezi, romane, studime, ese historike, publicistikë e prozë poetike. I papërtuar të punojë me dritën e agimit, por dhe nën ndriçimin fosforeshent të prozhektorit natën vonë, ai është vazhdimisht në kërkim të gjurmëve arkivore, në halucinacione përsiatjesh dhe thurje vargjesh poliedrike.

Kliku ketu te lexoni artikullin e plote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *