Category: Short Story

Anija e mbytur

Ajo nuk flinte. Qëndronte ashtu e shtrirë në shtratin e lënë pas dore, me sytë e mbyllur në një gjendje letargjie, pa kohë të caktuar, pa menduar nëse ishte ditë apo natë, se në cilën ditë të javës ishte dhe në cilin cep të botës gjendej. Disi jashtë kohe e hapësire. Në sytë e saj […]

Syri i qiklopit

Dy netë më parë ai i kishte telefonuar në orë të vonë duke menduar i shqetësuar se ndoshta atë çast ajo po flinte. – Alo?… Kejt?… më fal që po ju shqetësoj tani në këtë orë. – Ah, jo, ende s’kam rënë… je poshtë në restoranti?… Unë mund të zbres. Në zërin e saj ai […]

Rinia e përjetshme e xha Bejos

Xha Bejo mbahej në fshat si një qefli i madh. Gruaja e parë i kishte vdekur prej kohësh dhe gjashtë muaj pas vdekjes së saj ai ishte martuar përsëri. «S’më rrihet pa grua! – justifikohej Bejo, – më është bërë krevati si varr!»… Dhe vërtet, gjithë ato kohë, pas dhimbjes që e kaploi dhe asaj […]

“Napoleoni”

“Napoleoni” – Pjetër, koha nuk pret, – i tha kryetari Gjon sapo ai u afrua tek zyrat e kooperativës. I kishin thënë se duhej të shkonte urgjent por u habit kur pranë kryetarit pikasi figurën e një kinezi të vockël. Po ky mendoi, çdo këtu? Sikur të kishte rënë nga qielli aty mes atyre maleve […]

Murgu i Malit të Shenjtë

– Stavro! Ishte një klithmë, një britmë, një zemër që çahej, ku gjaku godiste me forcë. Ajo iu afrua, e kapi nga xhaketa e vjetër, e shkundi dhe i tha: – Stavro?… thuamë që nuk je ti! Burri i afroi dorën dhe i preku sytë. Kristalina e tyre shkëlqente aq sa mund të shikonte fytyrën […]

Verbimi i shenjtes

Vuuu… vuuu, frynte era, një erë e marrë nën një qiell të errët që herë pas here ndriste nga larg e ku një turmë zogjsh silleshin rrotull plot zhurmë. Vuuu…. Vuuu… Ndërkohë diçka u përplas në dritaren e asaj shtëpie të thjeshtë. Një kokë lëvizi nga një shtrat druri, sytë e bukur të një gruaje […]

Ftesa

FTESA – Të thashë i dashur, s’mund ta lija vetëm… Ndërkohë me telefonin në dorë ajo po dilte nga spitali kur zhurma e një makine që po kalonte e bëri të padëgjueshme vazhdimin e bisedës. – Si? – Ah, po… gjendja sa vjen dhe rëndohet!… Mirë, në darkë atëherë! Ajo qëndroi një çast e heshtur […]

Kali i gjeneralit

Kali i gjeneralit (tregim nga nje ngasje filmike).L.Rama In memoriam për regjisorin Gëzim Erebara Pas një udhe të vështirë e gjithë baltë, makina e filmit iu afrua atij fshati të humbur që nuk kishte as dhjetë-pesëmbëdhjetë shtëpi, disa prej të cilave mbuluar me katrama dhe copra llamarinash të ndryshkuara nga koha, ndonjë prej të cilave […]

“Kazanova”në stallën e demave

Kështu kishte ndodhur dhe herën e parë, dhe të dytën, e me rradhë. Kazanova nuk e kishte menduar kurrë se në stallën e demave mund të shndroheshe në një Kazanovë… Roland Gjati ishte një burrë 30 vjeçar, i martuar dhe me ca mustaqe të zeza pis. Ishte shofer i Fermës Blegtorale të Sukthit dhe kishte […]

Ftesë nga larg

Tregim Atij iu duk se po dilte nga një tunel i errët dhe i pafund. Drita e bardhë që vinte nga jashtë gati e verboi. Një shkulmë e bardhë që e mbështolli të tërë. S’kishte parë kurrë kaq shumë dritë. Sapo vuri këmbët në tokë, mori frymë thellë dhe ajri i pastër e i freskët […]