Category: Photography

Alban Jupolli shkruan përmes dritës

Si mund të jesh parisian më shumë se një parisian i lindur? Gjatë shumë viteve më ka qëlluar shpesh të takoj parisianë që nuk e njohin tërësisht qytetin e tyre edhe pse kanë një jetë të tërë që jetojnë aty: të njohin ngjarjet, vendet historike, personazhet e këtij qyteti. Por ndodh të takosh dhe një […]

Denise Bellon – fotografja surrealiste franceze në Shqipëri

”Përse e zgjodha fotografinë?… Ishte ana magjike e saj që më ka tërhequr në mënyrë të jashtëzakonshme, për të mundur që përmes shkrepjes së aparatit, të fiksojmë kohën, këtë armik të përjetshëm të njeriut, të mundim ankthin e përhershëm të tij, për të fiksuar një copëz të përjetësisë…“ Denise Bellon Para meje qëndronte një portret, […]

Pasioni fotografisë…

Pasioni i fotografisë duket se ka dalë nga rrethi i ngushtë i fotografëve artistë dhe gjithnjë e më shumë është bërë një art i të gjithëve. Kushdo tashmë ka mundësinë të krijojë këndin e tij të thjeshtë të fotografisë me mënyrën si e zgjedh portretin, objektin, peizazhin, dritën, qiejt, natën, dritë-hijet, diçka mistike brenda tij, […]

Dashuria Ime per Qiejt

Të endesh nga Honfleur në Trouville-Sur-Mer e pastaj në Deauville, është një përhumbje e shpirtit, një ngazëllim i vërtetë. Retë më të bukura që kam parë në këtë botë, janë ato në Trouville dhe Deauville, dy qytete si-motra, ndarë nga një urë e madhe ku batica vjen dhe e mbush atë kanal në fillimin e […]

Foto Parisiane

Parisi…Gjithçka mund të fotografosh në këtë qytet. Njerëz, sheshe, rrugë, botë humane. Mjafton të ngresh aparatin dhe ti ndalon të fiksosh një imazh. Pasi imazhet flasin vetë, ato kanë gjuhën e tyre. “Fotografia flet vetë” thoshte Sontag. Cdo detaj flet, çdo objekt. Varet se me ç’gjuhë u drejtohemi, si u flasim. Një portret i hutuar […]