Një kineast shkon e megjithatë mbetet gjithnjë në celuloidin e filmit. Aq i lumturuar me jetën, gjithnjë në krijim, në moshën e filozofimit të jetës, ky mik i shtrenjtë, ky njeri me zemër të hapur, i ëmbël dhe me syrin gjithnjë në kamera, u largua… një stop-kamera e dhimbshme mes dashurisë së aq shumë miqve […]
Category: Photography
Një pikëtakim me botën shqiptare
Kohë e filmit, e artit sintezë, e krijimit të përbashkët: regjisorë, aktorë, kameramanë, muzikantë dhe sheshi i xhirimeve me njëmijë kujtime ngjizur në sy. Jo pak fotografi më risjellin atë kohë kur në vitin 1993 xhirohej filmi «Larg Barbarëve» i regjisores Liri Begeja me aktoren Dominique Blanc dhe tri aktorët e shquar shqiptarë Sulejman Pitarka, […]
Gjinjtë mitikë – dhe “herezia” Marubi
Dekori: Shkodra e viteve 1880. Një trikëmbësh fotografik i llojit të vëllezërve Lumière. Perde të ngjyrosura me peizazhe apo interiorë dhomash shkodrane që qytetarët mund të zgjedhin sipas dëshirave të tyre. Azilanti politik italian Pietro Marubi, me dy sy të vegjël e të shndritshëm, me mustaqe dhe fytyrë rrumbullake, fut kokën në cohën që mbulon […]
Man Ray dhe muzat e tij
Për të gjetur atelierin e famshëm të Man Ray, duhet të ngjitesh bulevardit Raspail dhe jo larg metrosë Raspail ndodhet Rue Campagne Première, shumë e njohur nga artistët e viteve ‘20-’30, gjatë periudhës së La Belle Epoque. Në fillimet e viteve ‘20 Man Ray krijoi atelierin e tij atje në katin përdhes të një ndërtese […]
Fuqia e Artit
Si mund të ishte ndryshe nëse arti nuk do të kishte atë fuqi sa ta tjetërsojë artistin dhe jo vetëm atë? Eshtë arti fuqiplotë, tronditës, shpesh nga të sakrifikuarit, të handakosur e artit, nga ata që u flakën nga shoqëria dhe mbijetuan përmes artit. A nuk ndodhi kështu me një Rimbaud, me një Baudelaire, me […]
Lee Miller, muza e Man Ray
Eshtë një pasdite e ngrohtë në Paris. Vjeshta i ka dhënë hire okër sheshit të Odeonit me kafenetë dhe platanet ku shndrisin gjethet e tyre të zverdhëta. Statuja e Dantonit revolucionar dhe viktimë e Revolucionit francez duket se ka gjetur strehë nën degët e mëdha. Kafenetë janë plotë njerëz. Jo rrallë më pëlqen të lë […]
Pikëtakim me botën shqiptare
Nga arkivi i filmit Kohë e filmit, e artit sintezë, e krijimit të përbashkët: regjisorë, aktorë, kameramanë, muzikantë dhe sheshi i xhirimeve me njëmijë kujtime ngjizur në sy. Jo pak fotografi na risjellin atë kohë kur në vitin 1993 xhirohej filmi « Larg Barbarëve » e regjisores Liri Begeja me aktoren Dominique Blanc dhe tri aktorët e […]
Filmi, një dashuri tjetër e Marguerite Duras
“- Ti nuk ke parë asgjë nga Hiroshima! Asgjë!… Ndërsa ajo i përgjigjej: – Unë kam parë gjithçka. Dhe spitalin e pashë. Si mund të mos e shikoja?… – Në çfarë filmi interpretoni? – Në një film për Paqen. Ç’mund të xhirohet tjetër në Hiroshima veçse një film për Paqen?… Ne fillim ne takoheshim në […]
Seberg: fytyra e pafajësisë
Jean Seberg (Xhin Siberg) ishte në fillim një aktore amerikane, por shumë shpejt, nën sharmin e Parisit, ajo do ta linte kontinentin amerikan për të interpretuar në vendlindjen e kinematografisë botërore dhe pikërisht në kohën e artë të «Valës së re» në Francë. Një aktore inteligjente, me një fytyrë të pafajshme, që sillte një portret […]
Nostalgjia
Në këtë fotografi që ka mbijetuar nga zhdukja e harresa, ti atë kohë doje Lorkën, Ricosin, Eluard dhe Prever, doje ëndrrat e tua të ishin vargje, fllade, qiej, kodrina të diellta dhe dete të shkumbëzuara, ti, një djalosh me hove që natyra veç të dehte dhe të merrte në krahët e saj ku të pëlqente […]