Të endesh nga Honfleur në Trouville-Sur-Mer e pastaj në Deauville, është një përhumbje e shpirtit, një ngazëllim i vërtetë. Retë më të bukura që kam parë në këtë botë, janë ato në Trouville dhe Deauville, dy qytete si-motra, ndarë nga një urë e madhe ku batica vjen dhe e mbush atë kanal në fillimin e […]
Category: Art
Dritarja për të zbuluar “shpirtin e botës”
«Nëse do të më jepej mundësia të përzgjidhja midis krijesave më të bukura dhe «Gruas së pikturuar nga Tiziano», të cilën unë e ripashë sërrish tetë ditë më vonë në sallën e bashkisë së Firences, unë do të zgjidhja gruan e Tizianos… Firence më tërheq ende, pothuaj sensualisht përmes imazhit të asaj gruaje të shtrirë, […]
A mund ta nxjerrim Kodrën nga kuadri i një tabloje?
(Apo një pyetje adresuar kuratorëve të artit) . ” Regarde la lumière et admire sa beauté. Ferme l’œil et regarde…” Léonard De Vinci. (Vështroje dritën dhe admiroje bukurinë. Mbylli sytë dhe vështro…) —————— Kodra ka vite që ka vdekur. Emri dhe arti i tij bënë histori: nga kodra e Ishmit ku u rrit jetim, pastaj […]
Piktura dhe muzeu ynë imagjinar
Piktura dhe muzeu ynë imagjinar Leonardo Da Vinci thoshte me forcë: “Pitura é una cosa mentale”. Në një galeri, një muze apo atelierin e ndonjë miku, shpesh n’a ndodh të jemi përballë një tabloje e të qëndrojme gjatë. Vështrojmë veprën, ngjyrat, kompozicionin, karakterin e personazhit dhe menjëherë habitemi, pasi krijimi, subjekti, karakteri n’a shfaqet […]
Ermonela Jaho – kufijtë e magjisë
«Të vdesësh… të vdesësh në skenë! A është e mundur? – e pyeta Ermonelën dy ditë më parë në Paris duke folur për «Madame Batterfly» dhe «Traviatta». – Po, është, ose ndodh sikur të vdesësh në skenë, pasi në atë çast, kur trupi ka humbur të gjitha ndjesitë e duart i ndjen të mpira, akull, […]
Mozart – një festë e pambarimtë
“De morte transire ad vitam” – “Përmes vdekjes, drejt jetës”! Në historinë e shoqërisë njerëzore jeta e çdo gjeniu është jo thjesht një piketë, jo thjesht një majë e forcave shpirtërore dhe e asaj çka është i aftë të bëjë njeriu por dhe një mësim i madh. 250 vjet pas lindjes së gjeniut të madh […]
Mbi librin “Omeri, frutat dhe erotika”
Me Liri Kopaçi-di-Michele Ky tekst kishte një muaj që ishte shkruar dhe ndërkohë që grumbulloja fotografitë për katalogun, në fillimin e shtatorit 2020 një ishemi cerebrale e goditi një mëngjes piktorin e dashur. Në spital, shtrirë në krevat unë e pyeta: “Do të dëgjosh Mozart, Bach, Brahms?” Ai më tundi kokën i gëzuar dhe të […]
Sabri Arnauti – “Matisi turko-shqiptar”
Disa vjet më parë udhëtoja drejt Stambollit bashkë me piktorin ballkanas Omer Kaleshi. Them ballkanas, pasi Omeri për nga familja dhe origjina është shqiptar: ai është rritur në një mjedis shqiptaro-maqedonas, kaloi rininë e tij në Shkup dhe studimet universitare në Stamboll, duke u bërë më së fundi shtetas turk. Edhe pse ka mbi 50 […]
Fryma që rresht në vetmi
Lumturi Blloshmi e rreshti frymën me një tufë ëndrrash vetmuar në pragun e saj. Një vizitë, vetëm një, në shtëpinë-atelier të saj. I kisha premtuar para ca kohëve se do të rivija sërish sa të shkoja në Tiranë. Doja të shihja tablotë e tjera të saj, ato të rradhitura në cep të murit që nuk […]
Brughel – një mësim pikture
Jo rrallë entusiazmohemi nga filmat që shohim. Eshtë jeta në lëvizje ku aktorët, njerëzit e të gjitha kohrave, na flasin për dramat dhe ngazëllimet e tyre, për tragjeditë. Jeta humane në ekran në të gjitha dimensionet: peizazhe, portrete, fytyra në plan të parë ku ndryshe nga teatri, ekrani, kamera na bën të shohim dhe shndritjen […]