Apulée, mars 2019 – poezia

APULEE, 14 mars 2019.

Nuk arrita te marr pjesê në lançimin e numrit të revistes prestigjioze franceze Apulée, te krijuar prej shumë vitesh nga Hubert Haddad, ku botohen shkrimtare dhe filozofe te horizonteve te ndryshme, veçanerisht dhe nga Mesdheu, dhe ku ne kete numur, prezantohem si poet dhe si perkthyes njekohesisht. Avioni ynë në zbritje në aeroportin e Charles de Gaulle, bëri të ulej dhe te prekte asfaltin por menjëherë, me krahët që i dridheshin u ngrit sërrish për të rigjetur vetveten në rrotullimin e gjatë të tij. E pashë gjithe këtë skenë nga dritarja dhe e kuptova nga dridhjet e avionit se dhe mund te rrezoheshim. Dhe çuditërisht shikoja qeteësisht një vdekje që mendoja se do te ishte më mirë kështu se sa nga dhimbje të tjera. Pra nuk arrita ne festen e lançimit te kesaj reviste.

Apulée ka qene nje shkrimtar e fizolof i shekullit te II-te i cili nga brigjet e Afrikes latine hapi një dritare të re për letrarët e letërsive të lira. Eshtë nje revistë prej 415 faqe që botohet nga “Editions Zulma” një herë në vit. Pata kënaqësinë të përktheja tre poezi te shkrimtares franceze Emmanuelle Favier, (“Fraza më e bukur e botës”, “Busulla” dhe “E huaja”) romani i së cilës, “Guximi që u duhet lumenjve” është përkthyer dhe në shqip nga Rina Cela dhe ka marrë shumë çmime në Francë, si dhe një poezia ime “Elegji për kukullat e Egjeut” në frengjisht dhe përkthyer në shqip. Po në këtë numur është botuar dhe poezia e poetes së njohur franceze Laure Cambau qe kam perkthyer para dy vjetesh ne shqip, librin e saj poetik “E bardhë pa të bardhë” botuar nga “Albas”. Në këtë numur, ku janë botime të autorëve shumë të njohur si Thomas Berndard, Dominique Fernandez, Josephine Bacon, Jean-Marie Blas de Robles, Henri Meschonic, Michel le Bris apo perkthime nga Omer Khayam, dhe mendimeve rreth gjuhëve të botës, etj, në faqen e pasme shkkruhet: “Një revistë e guximshme e letërsive të botës, e vëmendshme në veprat e gjalla të Magrebit e Mesdheut, të Afrikës e vendeve përtej saj, duke i lënë një vend të madh krijimit, fiksionit, debateve të mendimit, poezisë, kryqëzimit të gjuhëve, përkthimit, krijimeve të reja, të largëta e të afërta, zërave të botës…”

Janë aty shkrime nga Kebeku, poezia kineze, gjermane, arabe apo tema mjaft të këndshme se “si të përkthesh haiku”, psallmet sufiste apo siç i quajmë në Perëndim “souffle” (frymë), etj, ku të bën përshtypje dhe një sentencë e hebreut të njohur Avot Yeshurun : “Kur mërgimi kthehet në Fjalë!”…

Besoj numrin që vjen do te kemi autorë të tjerë shqiptare.

15 mars 2019.